Procesi i numërimit për Këshillin Bashkiak të Fierit ka përfunduar, ku forcë e parë politike është Partia Socialiste.

Sipas rezultateve paraprake, e majta ka fituar 33 mandate në Këshill, “Bashkë Fitojmë” ka marrë shtatë mandate, Partia Social Demokrate 5 mandate, Partia Demokratike katër mandate, ndërsa PDIU dhe ALD nga një mandat.