Ditën e djeshme, nga Dibra u shpërnda një lajm i rremë për dy vajza dibrane që gjoja shpërndanin lekë për një subjekt politik. Vetëm fakti që ishin vajza të reja, bën të qartë për çdo dibran të majtë e të djathtë se nuk bëhej fjalë fare për një lajm të vërtetë, por ishte një manipulim i një prej personazheve më të përfolur të Dibrës që me gratë nuk duket se i ka punët mirë.

Ismail Uka, kandidati i koalicionit BF, këtë rradhë kishte vendosur të ndiqte bashkë me vëllain, djalin, e kushërinj të tjerë dy vajzat dibrane, operatore të një shtabi elektoral të PS, situatë kjo e paimagjinueshme për një vend me tradita e etike familjare si Dibra.

Pasi bënë një show të shëmtuar duke bullizuar vajzat, Policia dhe Prokuroria e Qarkut Diber sqaruan publikun zyrtarisht se pretendimet e Ismail Ukës dhe farefisit të tij ishte të pavërteta dhe madje burimet informojnë që Policia ka kallzuar Ismail Ukën për denoncim fals.

Por kjo nuk është hera e parë që ky individ ka probleme me gratë e këtij qarku. Sipas Policisë së Shtetit Ismail Uka në vitin 2019 ka marrë peng dhe ka dhunuar fizikisht një grua tjetër. Në një komunikatë të vitit 2019 thuhet: Me datë 26.11.2019 janë referuar materialet pranë prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër për veprën penale parashikuar nga neni 110 (Heqje e paligjshme e lirisë) dhe neni 90 (Dëmtime të tjera me dashje) të K.P në ngarkim të shtetasit Ismail Uka i dt 27.09.1966 me profesion avokat, sepse në dt. 26.11.2019 ka goditur në zyrën e tij dhe ka mbajtur brenda të mbyllur jashtë vullnetit shtetasen Suzana Talja e vitlindje 1963 banuese ne Fushë Bulqize sepse kjo shtetase ka patur një çështje gjyqësore me këtë avokat dhe nuk ka pranuar t’i paguajë shumën e kërkuar nga avokati.

Kjo histori e turpshme është pasqyruar dhe në emisionin Fiks Fare.

Sot çështja qëndron se si një individ i tille, armik i grave, mund të pretendojë të drejtojë bashkinë e Dibrës e për më tepër kur flitet për forcim të imazhit të gruas në mbarë vendin dhe barazi gjinore, si mundet të endet i lirë një manjak i këtyre përmasave.

Kush do të vërë në vend dinjitetin e vajzave dibrane të vena dje nën presion nga manjaku Ismail Uka dhe farefisi i tij dhe mbi të gjitha a do e ndalojë ligji këtë individ nga këto veprime të turpshme për çdo burrë e çdo shqiptar. (TEMA)