Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Geldian Llatja ka falenderuar të gjithë qytetaret në Elbasan pasi rezultatet e deritanishme e nxjerrin fitues.

“Kemi bërë fushatën më të bukur që është parë në Elbasan dhe kjo është vlera e fitores. Ka një simbol, Glei dhe PS. Këtë fitore e meritoni të gjithë.
Kemi qenë vjet bashkë, kemi punuar me të gjithë. Ky është rezultati, që ditën e parë që kemi ardhur kemi qenë të sigurt për fitoren dhe se kemi vënë kurrë në dyshim. Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme.

Gjithsecili nga ju ka treguar që jeni qytetar model. Unë kam një falenderim të veçantë, për skuadrën fituese që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë.”- tha ai.