Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në facebook, Kurti bën me dije se gjatë bisedës telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

“Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar”, shkroi Albin Kurti.