Një mësues në Rusi është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg për komentet që bëri në internet për presidentin Vladimir Putin dhe “fashizmin” rus në Ukrainë.

Nikita Tuskanov, 29 vjeç, bëri një postim në tetor në kohën kur u bombardua ura e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar, një sulm i madh që Moska fajësoi Ukrainën.

29-vjeçari e quajti bombardimin “një dhuratë për Putlerin”, term që lidh Putin me Hitletin. E fejuara e tij Alexandra Koçanova i tha Reuters se seanca e çështjes së tij zgjati “jo më shumë se 10 minuta” para gjyqtarëve dhe se ajo do të apelonte.

Rusia ka futur legjislacionin e ri të censurës me nisjen e luftës në Ukrianë, i cili parashikon burg për ata që “shpifin” forcat e armatosura ose përhapin informacione të rreme.