Banorët janë frikësuar, pasi gjetën një kobër masive ultra të rrallë albino, brenda ndërtesës së tyre.

Pas shiut të dendur, kobra helmuese vdekjeprurëse prej pesë këmbësh u gjend në një shtëpi në qytetin e Coimbatore, në jug të Indisë, të mërkurën (3 maj), sipas një shoqate indiane për mbrojtjen e kafshëve.
Fondi për Ruajtjen e Kafshëve të Egra dhe Natyrës (WNCT) u thirr në pronë, menjëherë pasi gjarpri u pikas.

Kobra indiane, e njohur shkencërisht si “Naja Naja”, është një nga “katër” llojet e gjarpërinjve të mëdhenj përgjegjës për shumicën e kafshimeve të gjarpërinjve, që ndodhin tek njerëzit në Azinë Jugore.
Ato përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për qeniet njerëzore, duke bartur një helm vdekjeprurës që mund të shkaktojë paralizë dhe madje vdekje nëse nuk trajtohet menjëherë.
“Është thelbësore t’i trajtoni këta gjarpërinj me kujdes dhe ekspertizë të madhe, pasi çdo gabim mund të çojë në pasoja të rënda,” tha WNCT në një postim në Facebook në lidhje me incidentin.
Albinizmi është një gjendje që manifestohet si mungesë e pigmentit melaninë, duke çuar në organizmat që kanë flokë të bardhë, pupla, lëkurë ose luspa, si dhe sy rozë në disa raste.

Gjendja mund të gjendet në të gjithë mbretërinë e kafshëve, kryesisht te zogjtë, zvarranikët dhe amfibët, dhe më rrallë tek gjitarët, duke përfshirë njerëzit.
Pasi gjarpri u hoq nga shtëpia, WNCT tha se ia dorëzoi gjarprin, zyrtarëve në Divizionin e Pyjeve të Coimbatore. Ekspertët e vlerësuan gjarprin si të shëndetshëm dhe mjaftueshëm të përshtatshëm për t’u lëshuar në natyrë.
WNTC tha se zyrtarët e lëshuan atë në një zonë pyjore të pasur me biodiversitet që do të sigurojë një habitat të përshtatshëm për të, për të jetuar.