Kiara Tito ka informuar fansat në Instagram se faqet e hapura në emër të saj në Facebook janë fallco. Ajo ka kërkuar nga njerëzit që menaxhojnë këto faqe të mos pretendojnë se janë ajo e të flasin në emër të saj.

Ish-banorja u ka kërkuar fansave t’i bëjnë report këto faqe.

“Më keni pyetur në lidhje me këtë faqen në Facebook, nuk jam unë dhe do ju lutesha mos përdorni adresa fallco duke pretenduar si faqe zyrtare dhe sikur janë nën menaxhimin tim! Ju lutem report! Unë nuk përdor facebook fare”, shkruan Kiara.