Reperi Varrosi në një intervistë tek “Mos i bjer me Top” ka komentuar vajzat e ekranit dhe se kush e tërheq më shumë.
Reperi ka treguar se vajza e cila i duket më shumë seksi është modelja Oriola Marashi, ku sipas tij e gjithë bota po njeh bukurinë e saj.

Por i pyetur se për cilën ka fantazuar seksualisht, ai tha se është moderatorja Erjola Doci.

Vajza më seksi në showbizz sipas teje?

Varrosi: Edhe pse ka ecur shumë me modelingun, do mendoja Orjola Marashi. Ka ecur shumë dhe bukurinë e saj po e njeh dhe bota tashmë.

Po atë të cilën e ke fantazuar seksualisht.

Varrosi: Uou! Po fusim Ada Deda, po fusim Megi Pojanin, po të fusim ty që të kam këtu përballë, që mos ta marr të gjithë sikletin vetë.

Ronaldo Sharka: O Erjola paske qenë e rrezikshme ti!

Erjona Doci: S’kam koment.