Teksa Inteligjenca Artificiale po zhvillohet në përmasa të frikshme, duket se tashmë pritet të pushtojë edhe sektorin e fluturimeve.

Avionet mund të drejtohen nga bashkë-pilotët e AI, për t’i fluturuar udhëtarët drejt destinacioneve të caktuara në të ardhmen, është shprehur presidenti i linjës ajrore Emirates.

Kjo deklaratë ka sjellë vërejtje dhe debate mbi zhvillimin e teknologjisë AI. Joji Ëaites, kreu i sigurisë së fluturimit në sindikatat e pilotëve, shkroi në një blog:

“Piloti i aftë është pjesë e një sistemi të ndërlikuar sigurie që zbut rreziqet dhe i mban pasagjerët të sigurt. Pilotët janë shumë më tepër sesa thjesht drejtues aeroplanësh; ata janë profesionistë të aftë që janë pjesë e një sistemi jetik sigurie që punon për të siguruar që pasagjerët, ekuipazhi dhe ngarkesat të arrijnë të sigurt në destinacionet e tyre.

Ai shpjegoi se pilotët duhet të jenë navigatorë, inxhinierë, teknikë, ekspertë të motit dhe menaxherë të shërbimit ndaj klientit. Clark shtoi:

“Në një ditë të zakonshme, pilotët merren me ekuipazhet e tjera ajrore, ekuipazhin tokësor, ekuipazhin e kabinës, kontrollin e trafikut ajror dhe pasagjerët për të përmendur disa. Një pilot duhet të jetë në gjendje të komunikojë mirë, jo vetëm në aspektin e aviacionit (për shembull duke përdorur radion për të folur me ATC), por edhe në një nivel ndërpersonal.”