Sëmundjet e qarkullimit të gjakut, ku peshën kryesore e zënë sëmundjet e zemrës dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Afro 68 % e vdekjeve në popullatën shqiptare vijnë nga këto dy sëmundje”.

Vdekjet nga grup-sëmundja “aparati i qarkullimit të gjakut” zë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara. Në vitin 2022, mbi 54 % e vdekjeve kishin si shkak kryesor këtë grup-sëmundje, ndërsa në një vit më parë kjo shifër arrinte në 52 %.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë një viti janë regjistruar me shumë viktima meshkuj sesa femra. Nga 24 000 humbje jete gjatë vitit që lamë pas, 53,8 % ishin meshkuj dhe 46,2 % ishin femra.

Kukësi mban numrin më të lartë të humbjeve të jetës për shkak të sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut, e ndjekur nga Dibra, Shkodra dhe Tirana.
Nga të dhënat e INSTAT, ajo që vihet re është se edhe në rastin e sëmundjeve tumorale meshkujt rezultojnë më të prekur se femrat. Sipas specialistëve rritja e sëmundshmërisë në popullatë lidhet me përdorimin e alkoolit dhe duhanit, si dhe kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.