Aktori britanik, Ray Stevenson, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Stevenson njihet për rolet e tij në ” Thor ” dhe në “Volstagg”.

Mediet e huaja shkruajnë se aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen. Sakaq nuk janë bërë të dituara detajet e vdekjes sapo shkaqet.

Stevenson ishte mjaft i njohur në kinematografi, ku ka spikatur edhe në filmat dhe serialet si “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.