Sali Berisha ka shënuar më 14 maj, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, humbjen më të rëndë që ka shënuar ndonjëherë ndonjë opozitë në Shqipëri.

Ata jo vetëm që nuk kanë mundur dot të tërheqin drejt vetes elektoratin grid he ata të pakënaqur me socialistët, po kanë humbur edhe gati 250 mijë vota të elektoratit të tyre.

Pra gati 250 mijë opozitarë, kanë refuzuar të dalin për të votuar për ata, duke qendruar në shtëpi.

Ajo që është shqetësuese tani, është heshtja shurdhuese nga opozita, ku askush nuk guxon të thotë një fjalë për greminën në të cilën e ka çuar Sali Berisha, me përjashtim të dy apo tre deputetëve.

Për të mos folur pastaj për mediat dhe analistët, të cilët janë në shumicë pranë opozitës.

Kujtohuni pak tani, kur Lulzim Basha humbi zgjedhjet e fundit, si iu vërsulën të gjithë, madje edhe ata analistë të cilët ai i paguante si këshilltarë.

Iu turrën pa mbaruar mirë numërimi i votive, duke kërkuar largimin e tij.

Ata që deri një ditë më parë, shfaqeshin si krahu i tij i djathtë mediatik, duke e “frymëzuar” edhe për revolucione jashtë institucioneve.

Tani Sali Berisha ka shënuar një humbje shumë më të rëndë se Lulzim Basha.

Por askush nuk iu kërkon llogari.

Pse nuk e bëjnë? Nuk është e vështirë për t’u kuptuar.

Atyre, më shumë se kushdo tjetër, iu intereson kjo gjëndje, pasi bëhen të “dobishëm” për opozitën dhe vazhdojnë të mbeten në listëpagesat e Berishës dhe Metës.

Me një opozitë normale dhe me largimin e Berishës dhe Metës, atyre iu ndërpritet financimi.

Ndaj dhe nuk bëjnë gëk mëk për largimin e tyre, sepse ndryshe nga sa flasin e shkruajnë, nuk është se iu intereson shumë gjëndja e opozitës.(TemA)