Manchester City festoi të shtunën e kaluar titullin kampion të Premier League, pa dalë as në fushë.

Trajneri Pep Guardiola ka rrëfyer momentet që pasuan pas ndeshjes Nottingham Forest dhe Arsenal.

“Isha i shqetësuar për ndeshjen me Brighton, pasi 40 orë para saj pimë gjithë alkoolin e Manchester-it, por skuadra bëri mirë dhe unë jam shumë i lumtur.

Sepse nuk dua që tensioni të zvogëlohet në funksion të FA Cup dhe finales së Champions League. Ne kemi treguar pse jemi skuadra më e mirë në Angli”-u shpreh tekniku i City-t.