Sekretari i Përgjithshëm i foltores, Flamur Noka vijon të nëpër qendrat e votimit në Elbasan në shkelje të ligjit.

ABC News ka siguruar një foto kur shihet se Noka ndodhet brenda qendrës së votimit 2473 dhe i kërkohet që të dalë nga aty.
Ky nuk është incidenti i parë që shkaktohet nga kandidatë apo përfaqësues të Foltores në ditën e zgjedhjeve.

Më herët, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ushtroi presion ndaj zgjedhësve në mjediset e qendrës së votimit Nr.2390/01 në Bradashesh.

Në Dibër, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka hyri në disa qendra votimi dhe intimidoi zgjedhësit.