I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, foli për çështjen Beleri, si pjesëmarrës i masakrës së Peshkëpisë dhe situata zgjedhore e vitit 2000 në Himarë, periudhë në të cilën minoritarët kërkonin të fitonin bashkinë, duke e krahasuar me zgjedhjet e 14 majit dhe rastin Beleri.

“Unë e di që Beleri ishte pjesë e masakrës së Peshkëpisë. Në Greqi u bë një gjyq sepse ndodhi një krim. Por megjithatë me një indulgjencë si për veprat e shqiptarëve. Por, Beleri ishte pjesë në atë masakër, me dy të vdekur dhe tre të plagosur. Beleri i shpëtoi dënimit në atë kohë.

Në zgjedhjet në Himarë në vitin 2000 kam qenë në shërbim dhe madje isha në Himarë. Ne ishim atje për të ndjekur situatën se nuk kishim kompetenca.
Por në atë kohë atë që po ndodhte e quanin serioze, në atë kohë ata donin bashkinë, njësoj si këtë herë”,u shpreh Klosi.

Klosi: Çështja Beleri u përdor për politikën greke në prag të zgjedhjeve!

I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, u shpreh se Greqia e përdori “çështjen Beleri” si një tregues i qëndrimit ndaj Shqipërisë përpara zgjedhjeve të tyre.

“Të tilla ngjarje dhe ndodhi politike edhe pse ndodhin jashtë vendit shfrytëzohen për politikën e brendshme të vendit. Marrëshëniet ndërkombëtare për shefat tanë janë të rëndësishme vetëm me SHBA-në, ndërsa grekët në prag të zgjedhjeve të tyre treguan se mbajtën një qëndrim me Shqipërinë.

Grekët donin t’i tregonin popullit përpara zgjedhjeve se kur shqiptarët gabojnë, ne nuk i falim. Dhe s’ka më për t’u për t’u bërë asgjë. Deklarata e Dendias me ministren tonë të Jashtme ishte shumë e përgjithshme”,u shpreh Klosi.