Që kur bashkëpunuan për një projekt muzikor, Don Xhoni dhe Era Istrefi janë në qendër të vëmendjes. Ata janë përfolur se kanë nisur një histori dashuri, gjë që nuk e kanë konfirmuar asnjëherë për publikun.

Së fundmi, fansat kanë arritur të kapin disa momente ku duket sikur janë në të njëjtin vend dhe ka aludime se kanë qenë me pushime bashkë.

Madje në një fotografi të publikuar nga fansat, Era shihet në aeroport në krahët e Don Xhonit.

Por ish e dashura e reperit, Arian Lirey publikoi para disa ditësh fotografi me Don Xhonin ku shiheshin në makinë duke u puthur. Nuk dihet nëse është fotografi e vjetër apo janë ribashkuar.