Vota politike në zgjedhjet e 14 majit. Foltorja e Berishës dhe PD-ja e Bashës peshë afërsisht të barabartë në elektorat nëse koalicionit të Bashkë Fitojmë i heqimin votat e LSI-së në zgjedhjet e fundit politike.

Krahas alibisë për humbjen shkatërrimtare, Sali Berisha dhe rrethi i tij kanë shpallur një triumf mbi Partinë Demokratike zyrtare, që në zgjedhjet e 14 majit 2023, drejtohej nga Enkelejd Alibeaj. Sipas Berishës dhe analistëve pranë tij, zgjedhjet treguan se PD-ja reale ishte Rithemelimi apo Foltorja, ndërsa PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës si e shitur, e blerë, si PD-ja e vulës dhe si lojë e pushtetit. Por shifrat flasin për një realitet tjetër.

Nëse i referohemi votës për partitë politike, nga e cila bëhet edhe ndarja e mandateve për këshilltarë, PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës ka marrë 103 217 vota, përthyer në 124 mandate këshilltarësh. Ndërkaq, koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, Foltorja dhe Partia e Lirisë, ka marrë 246 533 vota, përthyer në 292 mandate këshilltarësh, duke humbur 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Por rreth 247 mijë vota nuk mund të llogariten për Foltoren e Sali Berishës, pasi Berisha garoi në një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës. Në zgjedhjet e fundit politike, LSI-ja e Ilir Metës, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, Ka marrë 107 mijë vota. Nëse këto vota të LSI-së, ia zbresim votave të koalicionit Bashkë Fitojmë, Foltorja e Berishës rezulton me 140 mijë vota politike në zgjedhjet e 14 majit 2023.