Partia Socialiste ka arritur të fitojë edhe në Divjakë, me një kryebashkiak të ri.

Rezultati është me 2393 vota diferencë. Josif Gorrea i Partisë Socialiste mori 9309 vota, duke kryesuar kështu ndaj Aurel Malkos, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili arriti të fitojë 6916 vota.
494 vota u cilësuan të pavlefshme.

Fitoja e Gorreas është pritur me këngë e me valle.
“Është kënaqësi e veçantë, unë jetoj në këtë vend prej 8 brezash, kandidimi im erdhi si një rrufe nga qielli. Falenderoj PS dhe Edi Ramën për këtë besim dhe unë bëra përpjekjet maksimale. Falenderoj pa masë popullin e bashkisë Divjakë. Në kryesojmë me 2 mijë e 400 vota, ishte një fitore spektakolare. Iu bashkuam rrymës së madhe të fitoreve të shumta të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Unë jam një bujk, do të bëj më të mirën për fshatin tim për qytetin tim”, tha Gorrea.
Për sa i përket akuzave nga opozita se në kutitë e votimit ka vota false kryebashkiaku tha: “Është një hidhërim i madh për mua, që ata vazhdojnë në valën e gabimeve të rënda që kanë bërë. Ka ditë dhe javë që kanë penguar, kërcënuar banorë që të mos shkojnë në votime. Kanë ndaluar shumë banorë të mos shkojnë në votime, edhe brenda KZAZ-së u mundan për ta penguar por ishte një fitore e pastër. Nuk ka problem, edhe ata do mundohemi ti bëjmë të përgjegjshëm.”