Pavarësisht nëse jeni në një takim të parë ose po përpiqeni të vlerësoni atmosferën e situatës tuaj aktuale, njohja me dikë është vërtet pak më e ndërlikuar sesa thjesht të bëni një bisedë të detyruar për motin. Në fakt, sipas profesionistëve, nëse po përpiqeni të kuptoni se si të dalloni nëse dikush ju pëlqen, është thelbësore t’i kushtoni vëmendje gjuhës së trupit të tij ose asaj.

Ndërkaq, ekzistojnë disa sjellje që konsiderohen deri diku ‘të shëmtuara’ në takimin e parë. Një nga këto sjellje është të porosisësh për personin tjetër pa e njohur fare. Imagjinoni pastaj të porosisni vazhdimisht për atë person edhe nëse ata ua kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë më. Tjetra pastaj, të flasësh se sa para ke nuk është aq tërheqëse sa mund të mendosh. Veprimet që lidhen me këtë janë porositja e pijeve të shtrenjta që në takimin e parë apo ‘deklarata’ të tjera gjatë bisedës.

Të shkosh në të njëjtin vend që shkon gjithnjë ne takimet e para nuk është zgjedhja ideale. Në këtë rast, sipas bartenderave, mund të dalin disa sekrete. Tjetra është të bisedosh për tema të ndjeshme. Disa banakierë thonë se është më mirë të largoheni nga çdo temë e ndjeshme, si problemet shoqërore apo politika. Ndoshta takimi juaj nuk është dhe aq argëtues dhe ju filloni të ngacmoni kamerierin apo banakierin me shaka, por kjo nuk është një një ide e mirë.

Nëse më parë keni qenë në një lidhje të gjatë e dini mirë se të nisni një lidhje tjetër të re është sfiduese dhe stresuese. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet të keni frikë ose të hiqni dorë. Duke ditur se mund të përjetoni emocione të vështira, do t’ju ndihmojë t’i trajtoni ato në një mënyrë më të qetë. Le të themi se i keni dhënë fund një lidhjeje dhe keni kaluar procesin e pikëllimit. Ju keni qenë në gjendje të reflektoni, shëroni atë që ndodhi në jetën tuaj dhe tani mendoni për të parë drejt së ardhmes.