Deputetja e PS-së në Qarkun e Elbasanit, Desantila Tahiraj ka bërë thirrje për të gjitha nënat dhe motrat që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të marrin pjesë në votimet e 14 majit për zgjedhjet vendore që po zhvillohen sot në vendin tonë.”Të dashura nëna dhe motra,Na ndajnë vetëm 3 orë nga përfundimi i procesit të votimit. Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen e deritanishme pavarësisht kushteve atmosferike, do ju kërkoja që të vazhdoni të dilni masivisht në votim.Është një moment për të mos e nënvlerësuar. Nëse secila prej jush e ka kryer detyrën qytetare për të votuar, është rasti që tia kujtoni këtë detyrë çdo gruaje e vajze tjetër, çdo mikeje e të afërmëje.Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit.Vota juaj sot përcakton atë çka ndodh me qytetin dhe me secilën prej jush në 4 vitet e ardhshme. Vota për të ardhmen dhe Elbasanin 2030 është votë për të ecur përpara pa u kthyer kurrë mbrapa!Edhe njëherë, të dashura nëna e motra,Votoni, votoni”, shkruan deputetja në kanalet e komunikimit.