Procesi i betimit të kryetarëve të rinj në veri të Kosovës u përmbyll sot me betimin e kryetarit të ri të Leposaviçit, Lulzim Hetemi.

Hetemi mori zyrtarisht detyrën pas betimit që bëri në Bistricë në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”. Më herët gjatë ditës, u betuan edhe kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ndërsa të premten e kaluar u betua dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiç.

Me përfundimin e ceremonisë në Leposaviç, u përmbyll procesi i betimit të katër kryetarëve të rinj në veri pas zgjedhjeve të 23 prillit.
Lexo edhe: Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut: Do të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim.

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci: Do jemi i barabartë për të gjithë