Largimet e Sergio Busquets dhe Jordi Albas kanë një efekt anësor pozitiv për Barçën. Të dy veteranët kishin paga shumë të larta, të trashëguara nga epoka e Bartomeut. Mu uljen e ndjeshme të nivelit të pagave, tani mund të regjistrohet lehtësisht edhe Gavi.

Andaluziani ka një klauzolë në kontratën e tij sipas së cilës mund ta ndërpresë nëse klubi katalanas nuk do të jetë në gjendje ta regjistrojë me ekipin e parë para 1 korrikut.

Busquets dhe Alba e lehtësojnë me rreth 40 milionë euro arkën e Barcelonës. Tani ndizet drita jeshile edhe për përditësimin e kontratës së Araujos dhe rinovimin e kontratës së të riut Alejandro Balde. Gjithçka. Tifozët e Barçës, në fakt, po presin me ankth surprizën e madhe: rikthimin e Lionel Messit.