Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se shumica e njerëzve në kryqyetet duan që punët të ecin përpara.

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Veliaj u shpreh se është një pakicë e cila bën vetëm zhurmë.

“Duhet të rikuperojmë atë që gjetëm dhe duhet të rrisim edhe hapin për të kapur tjetrën Kjo bëhet vetëm me punë, jo me llafe, mallkime e pështymë. Meqë nisi aty puna, si e duroj gjithë këtë gjë. Kjo është një pakicë që bën zhurmë, por shumica e njerëzve duan të ecin përpara dhe duan të punojnë. Unë besoj se partia më e rëndësishme sot në Shqipëri, nuk është as Partia Socialiste dhe asnjëra, është familja jote.

Njerëzit i bëjnë pyetje vetes, çerdhet, kopshtet janë më të mira? Jam krenar për punët që kemi bërë.”, theksoi ai.