Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka vijuar fushatën e takimeve elektorale në Laprakë. Pasi mbolli së bashku me komunitetin disa pemë në këtë zonë, Veliaj tha se në Njësinë 11 PS synon më shumë se 50% të votave në 14 Maj.

“Ne kemi thyer një mit. Kemi fituar në të 27 njësitë e Tiranës. Por në Laprakë, në Njësinë 11, ne jemi më në fund forca e parë politike e këtij komuniteti,” u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi nga qytetarët votën për Partinë Socialiste, e vetmja që besimin e tyre e kthen në punë dhe në investimet e duhura.

“Ka një arsye pse Astiri voton PS, ka një arsye pse Liqeni i Thatë voton PS, ka një arsye pse Sauku voton PS. Ata besojnë që kush bën 40 shkolla, bën edhe 44! Kush bën 100 rrugë, bën edhe 105. Kush bën 1 milionë mbjellje pemësh mund të bëjë edhe më shumë se aq, sepse vetëm puna na çon përpara,” deklaroi Veliaj.