Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se qëndrimi i Sali Berishës ndaj ambasadores së SHBA tregon një standard të dyfishtë.

Spahiu tha se Berisha reagon vetëm kur preket interesi i tij, ndërsa nuk ka reaguar kur SHBA ka shpallur non grata eksponentë të PS.

“Ai kërkon prova për shpalljen non grata nga SHBA, po kur akuzon Amerikën se ka prova dhe ka bërë korrupsion nuk nxjerr prova. Nuk ka ndodhur kurrë. Berisha nuk ka akuzuar as ambasadorët rusë apo kinezë në 32 siç sulmon ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Të njëjtën gjë ka bërë me Lu, Arvizu dhe Uidhërs”, tha Spahiu.