Pedagogia Xhoi Jakaj, mamaja e modeles së njohur Oriola Marashi, ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews, ku foli në lidhje me shpenzimet e saj për veshjen. Jakaj tha se ata janë një familje që shpenzojnë shumë për veshjet, aq sa me ironi deklaroi se janë të gatshëm të marrin kredi vetëm për t’u dukur bukur.

Për sa i përket vlerës së veshjes së saj për studion e Euronews, ajo tha se kushton 1500 euro. “Kjo veshja është bërë me stilist, nga një mikesha e Oriolës, Stela Larja, për ta përmendur se nuk është në tregun e veshjeve.

Unë marr borxh dhe vishem bukur, kaq e thjeshtë është. Marrë kredi dhe vishem bukur. Vëllezërit e mi do kishin bërë disa biznese nëse do të kursenin në veshje. Investojmë shumë në veshje, jemi familje e tillë. E gjithë veshja ime sot në studio kushton diku te 1500 euro me gjithë varset dhe bizhutë”, tha Jakaj.