Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste në qarqe kanë reaguar pas publikimit të pamjeve që tregonin braktisjen që i bënë takimit të Sali Berishës në stadiumin Air Albania, qytetarët dhe demokratët.

Për Damian Gjiknurin, drejtues politik i PS në Elbasan, pamjet e stadiumit të boshatisur tregojnë se ku është katandisur revolucioni “nongrata”.

“Më qartë se kaq nuk ka! Ja ku është katandisur “revolucioni non grata”! Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.
Nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të refuzuar përfundimisht kthimin mbrapa. Askush nuk mund ta marrë peng e as ta tërheqë zvarrë Shqipërinë për interesat e veta personale apo zgjidhur hallet me drejtësinë”, shkruan Gjiknuri teksa publikon videon e stadiumit të boshatisur.

Për drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla, stadiumi i boshatisur teksa Berisha mbante fjalën e tij, është gropa ku prehet foltorja, lëvizja politike e tij.

“E mbani mend si akuzonte non grata se Air Albania po bëhet me paratë e krimit dhe të drogës dhe premtonte se do ta shembte sa te vinte ne pushtet?! Por kur turpin nuk e njeh dhe gënjeshtrës e shpifjes i ke bërë zbor, vjen një moment që Foltoren që e linde aty ku pështyje, sot falimentoi si mos më keq pa hyrë akoma në përballjen e 14 Majit. Live nga gropa ku prehet Foltorja”, shkruan Balla.

Belinda Balluku, drejtuese e qarkut Dibër shkroi: Ekrane, fanfara, autobuzë edhe kartona që i bëjnë hije liderit të madh që të çon vetëm në rrugën e vulëhumburve. Pamje nga gropa ku u mboll Foltorja.

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë Erion Veliaj publikoi në twitter videon e stadiumit të boshatisur nga qytetarët duke shkruar:

S’do ju kete pelqy stadiumi, se s’ka shpjegim tjeter 🤦🏻‍♂️✌️.

Bledi Çuçi, drejtues politik i Qarkut Berat shkruan se “shqiptarët nuk janë budallenj të shkojnë pas dy hijeve të së shkuarës”.

“Kurrë më mbrapa!⛔️Pamjet sot nga gropa ku u mboll Foltorja”, thekson Çuçi.

Sipas Ulsi Manjës, drejtues politik i Lezhës, populli si gjykatës i pagabueshëm i bëri sot gjyqin Sali Berishës, pikërisht në vendin ku ai bënte karshillik, në stadium.

“Ne socialistët🌹 mbjellim pemë🌳, ndërtojmë projekte, takojmë njerëz që i shohim në sy dhe i dëgjojmë me zemër💜
NonGrata ka hapur gropën e Foltores në zbrazëtirën e vetmisë së madhe…,” shkruan Mirela Kumbaro.

“Pranvera tjetër e vetmisë së madhe! Boshllëku i këtyre rradhëve është pamja më e qartë e braktistisjes së Berishës dhe Metës. Shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre për të refuzuar përfundimisht kthimin MBRAPA. I fortë dhe i vendosur duhet të jetë mesazhi me votë i 14 Majit: VETËM PËRPARA: “! Kurrë më mbrapa!” – u shpreh Blendi Klosi ne Facebook.

“Eh si ta gjen populli gropën kur do me ta humb farën Sali! Foltorja jote u fundos bash aty ku lindi – në stadium Arena! Populli si gjykatës i pa gabueshëm e kish marrë me kohë vendimin për ty Sali por sot ta lexoi aty ku ti bëre karshillëk – në stadium! E nëse verdiktin e popullit se ke kuptu as sot, ne do të dëgjojmë popullin që na kërkon të vazhdojmë VETËM PËRPARA, KURRË MË MBRAPA!”, shkroi Manja.