Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e ditës së sotme në sheshin Skënderbej. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit duke e shoqëruar urimin e tij me një video me dron ku shihen pamje nga lart të sheshit kryesor të qytetit që është i tejmbushur me besimtarë.

“Gëzuar Fitër Bajramin nga Tirana,” shkruan Veliaj.