Mëngjesin e sotëm, Luizi dhe Qetsori kanë diskutuar më shumë në lidhje me Efin.

Qetsori i tha Luizit se është çuditur nga prezenca e saj, e ndërsa Luizi u shpreh se Efi është vajzë e fortë, ndaj ai e ka përmendur shpesh dhe kur ajo iku në mënyrë të padrejtë nga shtëpia. Ai shtoi se nëse Efi nuk do të kishte dalë nga shtëpia, do e kishte shumë të vështirë lojën e tij përballë saj, pasi rrugëtimi i saj do të ishte më i gjatë, e si pasojë situatat do ishin më të shumta.

Luizi tha se ata do të ishin bashkë në këtë lojë, ndaj duke qënë bashkë nuk do mund t’i bënin dot asgjë njëri tjetrit. Ai u shpreh se nuk ka vuajtur asnjë nominim më shumë se nominimn ku ajo u largua.