Edhe pse pas debatit të parë mes Kiara Titos dhe Efi Dhedhes pati një sqarim mbi të gjitha keqkuptimet që ato kishin me njëra-tjetrën dhe në fund u pajtuan, këtë herë duket se nuk ka “shpresë” për miqësinë e tyre.

E përlotur, Kiara i tha Luiz Ejllit se asnjë debat nuk e ka bërë për lojë me Efin dhe se u prek shumë diskutimi që patën, pasi e ka konsideruar mikeshë. Ajo i tha Efit që mos të merret më fare me të dhe inatet që ka me Luizin, t’ia shfryjë atij. Nga ana tjetër, Efi bisedoi me Bledi Manen për debatin që pati me Kiarën. Ajo u shpreh se Kiara e ka gënjyer në sy dhe se çdo gjë ka një limit.

Sipas Efit, ajo nuk do merret më as me Kiarën as me Luizin. Sa i përket këtij të fundit, ajo u shpreh se do e respektojë dhe nëse ai do i thotë ndonjë gjë, do përgjigjet. “Nuk ka më tolerancë. Kiara më gënjen sy më sy. Ai nuk po lufton për veten, po lufton për të. Më tha diçka, do i kthej përgjigje”, tha Efi.