Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme nga ato me të cilat jemi mësuar kur ishim fëmijë.

Brezat e sotëm janë përshtatur me teknologjinë e re që duket se i shpërqëndron ata nga nevoja për të dalë, për të luajtur, për t’u socializuar në mënyrën se si ne bënim ose thjesht si e kalonim kohë duke u argëtuar.

Të gjitha këto ndryshime kanë sjellë një sfidë të madhe për prindërit të cilët, nuk kanë pasur fatin që të kenë përfitimet e teknologjisë moderne.

Sfidat ndryshojnë në shumë mënyra, por kryesorja është se prindërit e sotëm i rrisin fëmijët e tyre shumë më ndryshe sesi ata janë rritur dhe rezultati i kujdesit të këtyre prindërve është sfida më e madhe.

A do të mësojë fëmija im të jetë një person i kompletuar, ai që ecën përpara dhe ka një sjellje të mirë, i cili mund të lidhet dhe të komunikojë me të tjerët lirisht dhe haptazi?

Çdo prind bën të njëjtat pyetje: A po më shpëton diçka nga vëmendja? A po bëj gjithçka mirë? A do të ketë sukses në jetën e fëmijës tim?

Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë menduar për të njëjtat pyetje dhe kanë gjetur se ka disa elemente që janë ende shumë të rëndësishme dhe themelore për fëmijërinë e secilit fëmijë.

Çelësi për edukimin e një fëmije të përshtatur mirë në këto kohë ndryshimi nuk është aq i komplikuar sa mund të mendoni.

Kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj

Nuk mjafton vetëm të jesh fizikisht pranë fëmijës tënd – duhet të jesh me ta krejtësisht. Kjo do të thotë se asnjë tastierë Xbox-i apo iPhone-i nuk mund të zëvendësojë lidhjen që fëmija ka nevojë në të vërtetë.

Duke komunikuar me ta hapur, duke dëgjuar me kujdes dhe duke bërë gjërat që pëlqejnë së bashku, fëmija juaj jo vetëm që do t’ju dojë më shumë, por gjithashtu do të mësojë si të jetë një person i vëmendshëm dhe i kujdesshëm dhe mos harroni se fëmijëria e tyre është një përvojë pozitive.

Ky është themeli i gjithçkaje

Fëmija juaj do të preferonte shumë (mbi çdo gjë tjetër) të ketë një person real me të cilin të flasë dhe të shkëmbejë ide dhe përvoja, edhe nëse nuk mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë gjë.

Pyetini ata se si u shkoi dita e tyre, dëgjojini me kujdes dhe diskutoni dilemat që mund të kenë në kokën e tyre – të jeni të kujdesshëm që të u mos ‘dogmatizoni’ mësime nga përvojat tuaja, ata duhet t’i përjetojnë këto gjëra përmes perspektivës së tyre.

Shihni se cilat janë gjërat e tyre të preferuara dhe përpiquni të mësoni prej tyre se si të luani lojërat që u pëlqejnë – ata do të gëzoheshin të ndanin pjesë të ‘argëtimit’ të tyre me ju!

Lexojuni atyre një libër para gjumit (ose bëjeni së bashku gjatë ditës në qoftë se ata kështu duan). Vetëm jini rreth tyre tërësisht dhe njihni emocionet e tyre.

Praktikisht po flasim për këtë:

Kushtoni kohë të ditës tuaj për të luajtur lojërat e tyre të preferuara me ta;

Lexojuni atyre një histori para gjumit dhe kënaquni me bashkë me ta;

Pyetini ata për ditën e tyre, përfshijnë pyetje si: Cila ishte pjesa më e mirë e ditës tënde? Pjesa më e vështirë?

A bëri dikush diçka të bukur për ty sot? Po ti a bëre ndonjë gjë të bukur për ndonjë person?

Çfarë mësove sot në shkollë ose jashtë shkollës?

Lërini fëmijët tuaj t’ju shohin si një model të fortë moral dhe si një udhëheqës!

Fëmijët mësojnë më shumë nga personat që kanë përreth, sidomos në moshë të vogël. Ajo çfarë ju bëni është ajo çfarë ata do të bëhen.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet t’u kushtoni vëmendje sjelljeve dhe veprimeve tuaja dhe të jeni gati të pranoni fajet dhe gabimet. Shfaqjani interesin fëmijës tuaj dhe tregojuni se jeni gati të pranoni gabimet tuaja dhe të përmirësoheni.

Rezultati që dëshironi të shihni tek fëmija juaj vjen nga përpjekjet që bëni me veten tuaj.