Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Kiara Tito, ka postuar një foto të fëmijërisë së saj për herë të parë në rrjete sociale.

Në postin e hedhur në InstaStory ajo shihet duke puthur figurën e Krishtit, teksa dallohet ëmbëlsia e një vajzë e vogël si Kiara.

Moderatorja u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, primen e së shtunës, pasi Efi u zgjodh finalistja e dytë.

Por përpara se Kiara të linte Big Brother VIP mori një propozim për martesë nga i dashuri i saj Luiz Ejlli. Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë, por më pas gjërat u bënë më serioze.

Prej kohësh Luizi ia kishte përmendur një propozim të mundshëm, por vendosi t’ia bëjë përpara se të largohej. Fillimisht ai e nisi si një mision për të mos rënë në sy të ish-konkurrentes, duke i mbajtur qëndrim të ftohtë. Por në fund fare ajo u lumtuarua me një propozim për martesë.