Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj. Edhe tashmë jashtë shtëpisë Kiara e mbështet Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale. Së fundmi ka postuar në Instastory një video të tij, duke qëndruar vetëm jashtë në shi dhe ka shkruar një shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të dashurit të saj.

“Forca edhe pak ka ngelur!”/ Kiara mbështet Luizin në rrjetet sociale për fitoren e çmimit të madh!
Ditën e sotme ish-banorja ka postuar në Instastory disa trëndafila të kuq dhe të gjithë ishin mjaft kurioz të dinin se kush ia dhuroi. Këtë Kiara e ka treguar më pas me disa postime të tjera, ku ka treguar edhe disa buqeta të tjera me lule dhe zbuloi se ishin nga disa fanse të saj.