Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka gënjyer drejtpërdrejt të enjten në emisionin ‘Opinion’. Teksa flisnin për transportin publik dhe kostot vjetore të tij, Blendi Fevziu i citoi një studim të GIZ gjerman, i cili saktëson se kostoja për 3 vite shkon mbi 90 milionë euro. Pra, të paktën 30 milionë euro në vit dhe jo 16.7 siç shprehet Këlliçi.

Por problemi nuk është ky, sepse dihet që në atë parti aritmetika nuk është aftësi që e kanë. Ajo që është e rëndë është fakti që Këlliçi dhe stafi i tij që kishte marrë me vete kanë gënjyer publikisht duke thënë se ”Studimi i GIZ që ke shfaqur ti Fevzi në ekran nuk ekziston dhe është mashtrim…”. Lexo.al hyri në faqen e GIZ për të verifikuar nëse është siç thotë Këlliçi apo jo. Për pak sekonda gjetëm në Google studimin e GIZ në faqen zyrtare, i cili ishte i njëjtë me atë që u shfaq në ekranin e emisionit, për të cilin Belo tha se nuk ekziston.

Pra, Belo sëbashku me stafin e tij gënjyen publikisht mbrëmë publikun duke harruar se interneti sot është në dorën e çdo qytetari.

Studimi i GIZ ekziston në faqen zyrtare i njëjtë me atë që doli mbrëmë në ekranin e emisionit. Ndoshta Këlliçi mendon se do ecë përpara duke tentuar të gënjejë, punë për të, por detyra jonë si media është vërifikimi i fakteve. Dhe faktet treguan që ai gënjen!/LEXO.AL

Më poshtë deklarata e Këlliçit dhe faqja e GIZ me studimin në fjalë:

Studimi i GIZ në faqen zyrtare, i njëjtë me atë që u shfaq në ekranin e emisionit:

Studimi i GIZ
Studimi i GIZ