Duket se diçka ndryshoi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe dhe përqendrimit të tij tek shqiptarët e punës, që nuk meritojnë të trajtohen me tonet dhe gjuhën që përdori Sekretarja e brendshme Suella Braverman. E mesa duket në mos gjithçka, së paku diçka ndryshoi.

Dorëzohet Suella Braverman. Fton shqiptarët për çaj mali
Siç lajmëroi shkrimtarja dhe filozofia shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi, Braverman, ka ftuar disa përfaqësues të zëshëm të komunitetit shqiptar për çaj mali në Home Office.

“Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila mesa duket po telefonon disa anëtarë të diasporës shqiptare për t’iu thënë se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe gjithçka ka thënë. Ajo ka ftuar një delegacion për të pirë çaj mali në Home Office.”- ka shkruar Ypi në Twitter.