Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një foto krah drejtores së re të SHISH, Vlora Hysenit.

Ndërkohë kujtojmë se Hyseni u dekretua dje nga presidenti Begaj.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, shkruan Rama në Facebook.