Tan Brahimi do të mbahet mend si një prej konkurrentëve më karizmatikë të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, me origjinalitetin dhe shakatë spontane ai bëri një publik të tërë për vete të cilët nuk janë kursyer me dhuratat për të.

Ndonëse u largua nga gara e madhe e 100 mijë eurove, duke dhënë si arsye presionin e vazhdueshëm që ndjen brenda në shtëpi, aktori i njohur i humorit duket se e ka fituar çmimin e tij.Pasi rrëfeu linjën e jetës së tij kur ishte në shtëpi, ai zbuloi për publikun se ishte shofer i aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e të dy prindërve të tij në të njëjtën kohë.

Tan Brahimi ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë” ku tregoi gjithë ndjesitë që po përjeton pas vëmendjes që mori nga loja e tij në ‘Big Brother’.

Ku siç duket pjesëmarrja e tij ka krijuar akoma më shumë ndjekës për të madje nga ata edhe besnikë që nuk janë kursyer aspak për të treguar admirimin e tyre ndaj aktorit. Ai tregoi se deri më tani ka marrë dy makina dhuratë.

Nisur nga simpatia dhe dhuratat e publikut ai u pyet edhe për donacionet që bëhen në emër të tyre. Duke folur për fondet që po mblidheshin për Luiz Ejllin ai tha se nuk shikon asgjë të keqe në këto nisma duke shtuar se ‘kush nuk i do lekët, apo dhuratat’ dhe se nuk do e kishte problem nëse për të do bëhej e njëjta gjë.

Gjatë bisedës për jetën personale e familjare tha se ditët e para pas lojës televizive donte të shijonte çdo kohë të humbur me njerëzit e zemrës sidomos me fëmijët.