Mbrëmjen e djeshme u zhvillua një debat i ashpër pasi Luizi paragjykoi Efin për pjesëmarrjen në “Përputhen”. Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në “Përputhen”. Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.

“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”, i tha Arbana. Së fundmi, moderatorja ka reaguar sërish me anë të një postimi në rrjete sociale. Arbana ka bërë një status ku shprehet se askush nuk ka të drejtë të mërzisë askënd që merr pjesë në një reality show dhe as t’i predikojë moral.

“Edhe njëherë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Përputhen”. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si “Big Brother” apo “Përputhen” ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja dhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se moment që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit “shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit”. Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral. Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, ka shkruar ajo.