I ftuar në Dritare Tv, avokati Idajet Beqiri bëri një deklaratë të fortë sa i përket kohës kur LSI-ja qeveriste herë me PD-në, e herë me PS-në. Beqiri tregon se si Meta dhe më pas Kryemadhi, merrnin 20% të pagës së personave që u gjenin punën në institucione të ndryshme.

“Ata të SPAK-ut për turpin e tyre thonë që vërtet tha Sali Berisha që Ilir floriri vodhi floririn në dhjetor të 1999-ës dhe bëri festen e madhe të vitit të ri në familjen e tij me floririn e Kërrabës.

Por kjo është deklaratë politike thotë SPAK-u. Kur bën kallëzimin e një krimi dhe sqaron se dikush ka bërë një krim, dhe për këtë që ti deklaron bëhet një komision parlamentar. E në këtë kimision del ky Ilir Meta dhe jep llogari për të gjitha çfarë ka ndodhur, i bëhen pyetje të drejtpërdrejta që i thonë që ti implikohesh në këtë vjedhje.

Ai procesverbali i komisionit parlamentar është prova më e rëndësishme që duhet marrë në konsideratë. Sepse je në organin më të lartë ligjvënës të shtetit. Kur atje të vihet etiketa se je Like e floririt, se e vodhe floririn e Kërrabës, atëherë SPAK-u duhet të merrej me këtë çështje.

Sot Rama thotë Like ke vjedhur floririn. Por që ishte Like floriri, Rama e dinte në 2013-ën, por e futi ne qeverinë e vet. Dhe ky i bëri batërdi sa s’ka ku të vejë më. Në 2009-2013 dhe 2013-2017 me dy qeverisjet Berisha dhe Rama, bëri çdo lloj gjëje për korrupsion dhe e ktheu LSI-në, në një Sh.p.k që vetëm grabiste të vetët edhe shqiptarët në përgjithësi, deri me blerje të vendeve të punës.

Asnjë vend pune nuk ka dhënë Monika Kryemadhi, se ajo ishte “shefe e kuadrit”, që caktonte vendet e punës në të dyja qeveritë. Ajo mori përqindjen e vet. Çdo fundmuaji atë që punësonin, pasi merrnin rrogën, 20% ose më shumë, ia çonin LSI-së së Ilir Metës dhe Kryemadhit”, tha ai.