Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë Kukës, Admir Sinamatin. Ai u bëri thirrje emigrantëve të vijnë në Atdhe ditën e zgjedhjeve e të votojnë për ndryshimin.

“14 maji është dita juaj, dita e lirisë, e fitores.

Ata që u përpoqën t’ju përjashtojnë nga zgjedhjet do marrin ndëshkimin e lirisë dhe turpin e historisë. Asgjë nuk na mposht dot. Jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura.

Ata që jetuan në diktaturë e dinë mirë se dinjiteti është thelbi i lirisë. Ju ftoj më 14 maj ftoj çdo qytetar, emigrantët të vijnë në 14 maj të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin, ftoj çdo socialist e të paparti të na bashkohet në këtë betejë.

Me Primaret vendosëm një standard që në të ardhmen ju premtojmë që do të përmirësohet. Do jeni ju që do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj”, tha ai. Duke imituar ne kete menyre ndoshta ne menyre te pavetedijshme kryeministrin Edi Rama, me kete thirrje per ‘çunat e Londres’.