Ndonëse pati deklaruar se do të priste vendimin e gjyqit në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sali Berisha ka kontraktuar së fundmi lobistin Charlie Black për të hetuar shpalljen e tij “nongrata”.

Ajo që bie në sy është pikërisht zgjedhja e Berishës, duke ia besuar lobimin një personazhi të njohur për shërbimet e tij ndaj tiranëve më mizorë të botës.

Në vitin 1980 Charlie Black bashkëthemeloi firmën lobuese me bazë në Uashington (BMSK).

Kështu, gjatë administratës së Reganit, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Ferdinand Marcos ishte një nga klientët e Black. Marcos u përpoq të vidhte zgjedhjet dhe u desh ndërhyrja e Regan që kompania e Black të hiqte dorë urgjentisht nga shërbimet për këtë tiran mizor.

Marcos hyri në histori si gjakatari që ekzekutoi qindra mijëra bashkëqytetarë të tij.

Mobuto Sese Seko në Republikën e Zaires (ish shtet Kongolez) ishte gjithashtu klienti i tij.
Teksa Departamenti i Shtetit po inkurajonte Mobuto që të mbante zgjedhje parlamentare të lira, ai hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve dhe u bë diktator famëkeq.

Mobuto vari publikisht në litar kundërshtarët e tij politikë.

Lëvizja MoveOn.org e akuzoi drejtpërdrejt lobistin Charlie Black se ai “bëri miliona duke lobuar për tiranët më të këqij në botë”.