Gazetari Mero Baze thotë në opinionin e tij për ABC se Belind Këlliçi me publikimin e posterit “provokues” ka dashur të largojë vëmendjen nga debati për shkollimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shprehet se kjo ka qenë një ide e mirëmenduar nga vetë kandidati i kolicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Mendoj se është një element provokativ i menduar edhe nga vetë kandidati Këlliçi, i cili me sa duket ka dashur të ndërpresë atë fushatën denigrues ndaj tij lidhur me problematiken e deklarimit e shkollimit në SHBA, e cila e dëmton ndjeshëm, madje edhe në aspektin penal nëse verifikohet mungesa e konvertimit sipas ligjit të diplomës së tij të bachelorit. Është vendim i marrë më shumë qetësi nga vetë kandidati, i cili ka menduar se është më mirë të debatohet për një kandidat për mungesë etike se sa për një kandidat për mungesë diplomë”, shtoi ai.

Ai theksoi se Këlliçi kishte një meritë në këtë pikë pasi arriti të vends në krah të toij shumë aktorë të opozitës, të cilët e mbrojtën për këtë gjest të cilin Baze e cilësoi si joetik.

“Aktori kryesor i opozitës, Sali Berisha duket se ka krijuar një distancë ndaj Këlliçit, sot u detyrua të hyjë në këtë debat, por e mbrojti deri në fund. Ai kaloi në sulm edhe ndaj aktorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në debat kundër, ku akuzoi hoxhallarët se paguan nga Soros. Këlliçi arriti të krijonte një koalicion unik të opozitës pro tij. Një njëfarë mënyrë tregoi një aftësi të tij për ta rreshtuar opozitën pranë vetes.”, tha ai. Gjatë intervistës në rubrikën “Tema e Ditës” në ABC News, Baze shtoi se Këlliçi duket se betejën nuk e ka për Bashkinë e Tiranës, por po synon të marrë Partinë.

“Pala në pushtet ka më interes ta mbajë debatin tek problematika e shkollimit të Këllicit, e cila është më e fortë, më penale si vepër, më denigruese për identitetin e një kandidati është më e rëndë, se sa ky gjest jo etik. Ka bërë një veprim të dhimbsëm, por e ka llogaritur që më mirë të flitet për këtë gjë, sesa të flitet për diplomën.Nuk mendoj se Këlliçi po lufton për të fituar bashkinë, por më shumë po lufton për të fituar partinë”, shtoi ai.