Drejtuesja e qarkut Dibër, Belinda Balluku ka bërë me dije emrat e 4 kandidatëve të PS për baszhkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Balluku: Në bashkinë e Dibrës, kemi konfirmuar kandidaturën e Rahim Spahiut që është zgjedhur kryetar në 6 marsin e vitit të kaluar. Mbështetja që ai merr nga qytetarët është e rëndësishme ndaj kemi vendosur rikandidimin e tij me shpresën e të njëjtit rezultat si vitin e kaluar.

Për këshillin bashkiak kemi zgjedhur një listë të spikatur që besojmë se do jetë fituese.

Në bashkinë e Matit rikonfirmojmë Agron Malajn pas një kohe të gjatë në krye të kësaj bashkie. Gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët dhe nga PS.

Për bashkinë e Klosit, dua të falënderoj Ilmi Hoxhën kryetarin që do i lë stafetën e kandidimit zonjës Valbona Kola që ka mbështetje në PS dhe në gjithë komunitetin e Klosit.

Në Bulqizë, kemi vendodur të sjellim risi, kandidojmë kryetaren e PS, Festime Mjeshtri, që gëzon mbështetje. Do jetë sfiduese sa i përket edhe mentalitetit të zonës.