Antoneta Koçi u ndje e ofenduar nga një batutë që tha ditën e sotme Krist Aliaj.

Teksa ishin duke biseduar me Luizin, Antoneta e pyet për diçka që kishte të bënte me Kristin, e ky i fundit duket se nuk i pëlqeu. Ai ndërhyri duke thënë shprehjen ‘who the fuck is this gay?’. Kjo batutë nuk u prit mirë nga Antoneta e cila e quajti Kristin të paedukatë, madje i kërkoi që të fliste shqip e të mos thotë fjali në gjuhë të huaja që tingëllojnë keq.

Kristi: O Antoneta po ti çfarë pate?

Antoneta: I thashë pse po i kërkon Kristit që të kërkojë falje.

Kristi: Po të isha jashtë do thoja ‘who the fuck is this gay?’

Antoneta: Po ti e ke seriozisht këtë? Të duket normale kjo? Të duket vetja gjë një madhëri këtu, qetësohu se po bëni batuta ordinere. Ça janë këto shprehje?

Antoneta: Ma thuaj në shqip se nuk je në Belgjikë.

Kristi: Nuk ishte sharje për ty.

Antoneta: Mos harxho energji që të më bësh faktor ti mua.

Kristi: Unë them shprehjen që ka thënë McGregor, që ka thënë ‘who the fuck is this”, që ku erdhe ti?

Antoneta: Perfeksioni jot është shumë larg asaj që është perfekte, shyqyr që nuk jam pjesë e perfeksionit tat. As nuk dua ta kem afër, njeri pa edukatë, ti mendon se je shembull i Shqipërisë, vazhdo model je super model je, po je për gjërat e tjera.

Kristi: Përveç teje të gjithë e kuptuan, edhe Luizi qesh. Ai do ishte i pari që do fliste.