Vendimi i qeverisë shqiptare për ta shpallur Ekosistemin e natyror të lumit Vjosa, si park kombëtarë ka tërhequr vëmendje ne mediave nga e gjithë bota, të cilat kanë vlersuar si një vendim historikë për mbrotjen e natyrës.

Mediat gjermane, “Der Spiegel”, në shkrimin e publikuar prej saj nënvizon se lumi i fundit i egër i fundit në Evropë kërcënohej nga ndërtimi i 46 digave. Në shkrim, saktësohet se Vjosa është bensa e mbi 1 100 specieve. Sipas medias gjermane, vendimi i qeverisë është vetëm në letër, por ka premisa tejet pozitive për realizimin e tij.

“Dyshimet janë të justifikuara, siç tregon dega e Vjosës, Langarica. Trupi ujor rrjedh përmes Parkut Kombëtar Shqiptar Bredhi-Hotoves dhe në rrjedhën e tij janë ndërtuar e tre hidrocentrale. Serioziteti me të cilin qeveria ka përfshirë Parkun Kombëtar të Vjosës si zonë të mbrojtur jep shpresë për më mirë. Shqipëria është e përkushtuar të respektojë standardet ndërkombëtare”.

“Dyshimet janë të justifikuara, siç tregon dega e Vjosës, Langarica. Trupi ujor rrjedh përmes Parkut Kombëtar Shqiptar Bredhi-Hotoves dhe në rrjedhën e tij janë ndërtuar e tre hidrocentrale. Serioziteti me të cilin qeveria ka përfshirë Parkun Kombëtar të Vjosës si zonë të mbrojtur jep shpresë për më mirë. Shqipëria është e përkushtuar të respektojë standardet ndërkombëtare”.

Media “Frankfurter allgemeine”, shprehet se rol të rëndësishëm në shpalljen e Vjosës Park Kombëtarë ka shoqëria civile. Falë angazhimit të mbrojtësve të natyrës, lumi Vjosa është shpallur park kombëtar. Një moment historik për Shqipërinë – sepse shumë interesa ekonomike dhe politike e kundërshtuan atë.

Edhe media angleze “The Guardian”, e cilëson si moment historikë për ruajtjen e një ekosistemi me mbi 1 000 specie, një pjesë e të cilave në rrezik zhdukje, në zemër të Evropës.

“Reuters” e cilëson një fitore të mbrojtësve të mjedisit që prej vitesh kanë luftuar përballë planeve për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë shtratit të lumit të fundit të egër të Evropës. Media franceze “Le novelle Du Monde” e cilëson vendimin si momentin, ku natyra mbizotëroi mbi interesat afatshkurtër njerëzore. Vjosa është 270 km i gjatë, nis në Greqi dhe përshkon Shqipërinë, duke përfunduar rrugëtimin në Adriatik.

Në të janë identifikuar 1 100 specie, disa prej të cilëve për herë të parë. Vendimi i qeverisë përfshin fillimisht shtratin e lumit Vjosa dhe tre degët kryesore të tij, Drinon, Bënçën dhe Shushicën. Gjithashtu planifikohet krijimi qendrës në parkut kombëtar, një ekip menaxhues nga vendi dhe rajoni, si dhe do punësohend he roje. Pas fazës së parë, në fazën e dytë, qeveria shqiptare do të përfshijë të gjitha degët dhe zonën përreth në parkut kombëtar.