Cristiano Ronaldo konsiderohet nga shumë lojtarë të rinj si një shembull për t’u ndjekur për disa aspekte të ndryshme. Janë bërë disa vite ku një numër i konsiderueshëm lojtarësh amatorë dhe profesionistë imitojnë festimin e famshëm të yllit portugez, atë të quajtur “Siuuu”.

Një lojtar i ri i kombëtares U17 të Vietnamit, i quajtur Phan Van Thien, shënoi në sfidën ndaj Hong Kongut duke e çuar rezultatin në 4-0 dhe festoi me “Siuuu” të Cristiano Ronaldos, por në momentin pas kërcimit kur këmbët e tij prekën tokën, duket se u dëmtua dhe u largua me barelë jashtë fushës.

Një moment i sikletshëm dhe i pafat për sportistin e ri, pasi tentativa për të festuar si idhulli i tij, duket se e la me pasoja.