Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Edvin Kulluri u ndal tek premtimi i Belind Këllëçit, i cili tha se nëse fiton më 14 maj, transporti publik për qytetarët në Tiranë do jetë falas. Ai tha se ky premtim ka karakter komunist, dhe nuk ka asnjë lidhje me të djathtën.

Nga studioja e ABC News, Kulluri theksoi se premtimet e kandidatëve, siç ishte ai i Këlliçit, për përfitim falas të shërbimeve publike janë thjeshtë mashtrime elektorale.
“Premtimi i parë, m’u duk sikur i kishte vjedhur fjalimin z. Arlind Qorrit.

Foltorja çfarë është, konservatore apo komuniste, Edhe Enver Hoxha vendoste biletë. Edhe në komunizëm paguheshin shërbimet publike. Nuk ka asgjë falas. Që kur thua se një shërbim publik falas, ti ke gënjyer. Në PD të gjithë bëjnë sikur… Ku jemi tani? Askund. Po bëjnë çdo gjë për të fshehur atë krizë që e kanë shkaktuar të dyja palët.”, tha Kulluri.