Një tjetër dron që mbërriti në BBV i ka dhënë shpresa Luizit se e dashura e tij Kiara Tito nuk do të lërë shtëpinë të shtunën. Vetëm 2 ditë kanë mbetur nga rezultati i nominimit kokë më kokë me Olta Gixharin ndërsa fansat janë kujdesur që t’i dërgojnë mesazh Luizit dhe Kiarës.

“Gjithë shqiptarët janë me çiftin,”-shkruhej në dronin e dërguar. Luizi ishte jashtë kur pa dronin ndërsa produksioni i bëri thirrje të hyjnë në shtëpi. Sapo hyri brenda shkoi te Kiara dhe i tha “nuk del të shtunën se erdhi droni”.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Mbetet për të parë se cila do të jetë më e votuara për të lënë shtëpinë.