Dashi

Fokusi më i madh do të jetë te çështjet ekonomike financiare dhe mundësi të reja punësimi. Në datën 6 kemi hënën e plotë dhe ndikohet Dashi. Ka një hark kohor shumë të suksesshëm për këtë shenjë. Ana shpirtërore për shenjën e Dashit, kemi Dash-Peshore është momenti, janë ndarë për shembull, janë shkëputur për një vit për një arsye apo për një tjetër, gjendet arsyeja. Njohje apo bashkimi familjar është me Bricjapin, është një periudhë shumë e përshtatshme dhe mund ta stabiliozjmë.

Demi

Demi ka një mundësi, një ndryshim rroge, ngritje në detyrë. Pret një dokument të rëndësishëm Demi, i është bërë një padrejtësi në pasuri të paluajtshme, e zgjidhin pikërisht këtë muaj. Është muaji perfekt dhe i mbarë për shenjën e Demit. 10-ditëshi i tretë ka shumë rëndësi në gjërat që do të bëjë, është më i favorizuari. Në lidhje me çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshën dhe Ujorin, janë lidhje perfekte.

Binjakët

Binjakët në 10 ditëshin e parë të këtij muaji do të bëjnë një përmbledhje në lidhje me punën, në lidhje me karrierën. Mirëpo, Binjakët shikojnë punën e tjetrit, jo të tyren, është një problem dhe duhet parë kjo.

Nga data 10 deri në datën 19 do të luhaten shumë gjëra siç kanë të bëjnë me punët e mëdha, në lidhje me mediat për shembull. Ose do të kenë ndikim në financa se janë dorëshpuar gjithmonë, por mundësia që do të kenë tani do t’i ndihmojë. Do të kenë një burim të ardhurash të dyta, pikërisht këtë muaj, do të fillojnë një punë tjetër ose do ta kenë për veten e tyre, por do të përfitojnë.

Nga ana shpirtërore që lidhjet që do të bëjnë këtë muaj, nuk ka shance të ndahen. Një udhëtim i papritur mund t’i ndodhi. Duhet të shqetësohen më shumë për shëndetin se e kanë lënë pas dore.

Gaforrja

Gaforret në punë do të kenë stabilizim, një dokument apo çështje lotarie, mundësi të reja që do të arrihen në fushën ekonomike financiare. Do të arrijë një moment për Gaforret që nuk do të kenë nevojë për lekët sepse do të stabilizojnë anën ekonomike, sepse janë të punës, të familjes. Për sa i përket dashurisë, do të fshihen nga mendja gjërat negative, është muaji i bashkimit, muaji më perfekt në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore. Është momenti të ngrihen në fushën ekonomike financiare, shumë kanë bërë për të tjerët, erdhi koha të punojnë për veten e tyre, është një moment shumë pozitiv. Nga ana shpirtërore një ndikim shumë të mirë do të kenë me Bricjap, se sado që të grinden kanë grindje dashurie.

Luani

Është një periudhë shumë pozitive përsa i përket Luanëve. Në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me çështjet shpirtërore, lidhje që kanë të bëjnë me Dash dhe me Akrep është perfektja. Duhet pasur kujdes me Akrep se grinden për arsye të familjes, por prap duhen. Edhe ndikime më të mira, ose bashkim familjar është me Ujor.

Virgjëresha

Virgjëresha ka një impakt shumë të mirë në fushën e biznesit. Janë në gjendje që t’i përgjigjen gjithçkaje tani se do marrin rolin drejtues 70%. Për njerëzit që nuk kanë një punë, të nisin ta kërkojnë mbas datës 17 sepse është një periudhë kaq e mirë. Është një kohë shumë e përshtatshme për Virgjëreshat, mund të hapin një biznes. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe Dem, janë perfekte. Me Peshqit duhet patur kujdes sepse janë shkëputur për një periudhë kohe dhe është momenti t’i sqarojnë që në fillim mendimet e tyre.

Peshorja

Peshoret kanë një mundësi të artë tani, ndaç ligjore, ndaç pasuri, apo udhëtimet e bashkim familjar. Është koha më ideale dhe perfekte e Peshoreve, që t’i zgjidhin. Edhe presin një dokument për ta marrë javën që vjen në fakt dhe do t’ja arrijnë qëllimi. Është çik çështje pasurie dhe në një punë ku kanë punuar dikur nuk i kanë marrë paratë dhe është një moment kjo tani që do t’i marrin. Është një mundësi shumë e mirë tani e organizimit të gjërave të mëdha. Në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, vëmendje duhet të kenë me Gaforre dhe Shigjetar, nuk duhet të nxitohen sepse nxitimi prish punë. Bashkimi familjar ose organizimi është me Dash.

Akrepi

Akrepët janë shumë universal në punët e tyre. Edhe tani që kanë momentin e zgjidhjeve të konflikteve të vjetra dhe nismave të reja. Planet që bën, mendimet, intuita janë më të kthjellta. Po dite të planifikosh diçka është më mirë se të kesh miliona. Të dish se ku do shkosh dhe të arrish qëllimin që ke. Akrepët kanë mundësi të madhe se janë të drejtë.

Në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, Akrep, Luan janë diçka pozitive, por kënaqësia është me Virgjëreshën.

Shigjetari

Është momenti për Shigjetarët tani të fokusohen te punët e reja. Kanë një çështje pune që mund ta stabilizojnë apo realizojnë, ja arrijnë qëllimit. Marrin disa para të cilat mund ti investojnë në këtë periudhë, është koha shumë e mirë. 15-ditëshi i dytë i muajit është shumë perfekt dhe me synime të reja.

Në çështjet shpirtërore janë pak fajtor me çështjet që kanë lënë pas dore me shenjën me Dem, me Peshore dhe Dash. Duhet pasur kujdes se në këtë periudhë është koha e ribashkimit, por të mos ripërsërisin të shkuarën.

Bricjapët

Është momenti që Bricjapët do të bëjnë ndryshime rrënjësore në fushën e karrierës së tyre, e biznesit dhe në role drejtuese. Është një moment shumë i mirë gjithashtu, në 10-ditëshin e tretë këta kanë probleme me dokumentacionin e zgjidhin.

Në çështjet shpirtërore, lidhjet që do të kenë me Akrep dhe Gaforre janë perfekte. Është një moment shumë i mirë tani, në vendime, në ndryshime, është koha perfekte.

Ujori

Është një moment që do të realizojë gjëra të mëdha në fushën ekonomiko-financiare. Ka një punë në dorë tani ose janë në dilemë për shitjen e një pasurie. Edhe në lidhje me paratë në dorë dhe udhëtimet, i kanë të gjitha mundësitë dhe duhet të jenë të vëmendshëm, se mund të pendohen më vonë pse e bëra këtë.

Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshën dhe Demin është perfektja, me Gaforren pak vëmendje.

Peshqit

Janë në dilemë sepse kur kanë trokitur diku dhe nuk i është hapur dera, vjen momenti i zgjidhjes së problemit të tyre. Mundësi do të kenë shumë dhe në dokumentacione dhe mundësi të reja, që ata kanë është tani.

Në lidhjet shpirtërore duken të mbara me Luanet dhe Binjakët, ndërsa vëmendje duhet të kenë me Shigjetarët.