Janë luajtur disa prej ndeshjeve të vlefshme për javën e 14-të të kompeticionit “Sunday League”. Mbrëmjen e djeshme ka rënë në sy fitorja e Barrikadës ndaj Eco Empire, sfidë e cila u mbyll me shifrat 1-3 në favor të ekipit që drejtohet nga tekniku Enea Fezaj. Faza e dytë e kampionatit duke se ka nisur në mënyrën më të mirë të mundëshme pasi në 5 ndeshjet e fundit Barrikada ka fituar katër. Golat për ekipin e Barrikadës u shënuan nga Maze, Braushi dhe Dushi.

Pas kësaj fitoreje Barrikada ngjitet në vendin e 13-të me 12 pikë të grumbulluara.

Fatsjellës për ekipin mund të cilësohet edhe dedikimi i kapitenit të Atletico Madrid, futbollistit Koke i cili gjatë kësaj jave i ka dërguar një video – mesazh urimi, që është bërë mjaft viral në rrjetet sociale, trajnerit Fezaj.